Sarkozy në gjyq për parregullsitë në fushatën e tij elektorale në vitin 2012

schedule13:20 - 2 Tetor, 2019

schedule 13:20 - 2 Tetor, 2019

Ish presidenti i Francës Nikola Sarkozi do të shkojë në gjyq pasi akuzohet se ka shkelur ligjin duke tejkaluar me 20 milion dollar kufirin për shpenzimet elektorale gjatë fushatës së 2012-ës.

Gjykata e kasacionit në Francë refuzoi apelin e ish presidentit Nikola Sarkozi. Tashmë ai duhet të përballet me gjyqin për parregullsi në procesin e financimit të fushatës elektorale të vitit 2012, që humbi i mundur nga Holond.

Konkretisht Sarkozi përndiqet ligjërisht pasi ka kaluar me 20 milion euro kufirin e shpenzimeve elektorale. Së bashku me Sarkozi do të gjykohen dhe 13 persona të tjerë drejtues të partisë së tij, por dhe të fushatës elektorale. Ish-Presidenti rrezikon deri në një vit burg dhe 3750 euro gjobë.

Sarkozy përballet në këtë mënyrë me problemin e tij të tretë gjyqësor përvec hetimeve për financimet nga Libia gjatë fushatës elektorale të 2007-ës dhe si dhe për një rast kur i ka kërkuar gjykatësit të kasacionit t’i jepte informacione sekrete. /ABC News Albania 24/7