Sarkozy kritikon Macron për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme, paralajmëron “kaos”

schedule10:27 - 17 Qershor, 2024

schedule 10:27 - 17 Qershor, 2024

Ish-presidenti francez Nicolas Sarkozy kritikoi presidentin aktual Emmanuel Macron për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme për parlamentin, duke vlerësuar se kjo përbën një rrezik të madh për vendin dhe presidentin.

Sarkozy, i cili ka qënë president i Francës nga viti 2007 deri në vitin 2012, tha në një intervistë për “Journal di Dimanche” se vendimi i Macron mund ta shtyjë vendin në “kaos”.

Duke folur për liderët e së djathtës, Sarkozy vlerësoi se kreu i Asamblesë Kombëtare, Jordan Bardella, është i papërvojë dhe se do të duhet të kompensojë mungesën e përvojës së tij, sepse nuk ka qenë kurrë në gjendje të menaxhojë asgjë dhe se Eric Ciotti, i cili së fundmi u hoq nga posti i presidentit të Partisë Republikane (LR), duhej të ishte konsultuar më shumë me anëtarët e partisë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!