Sardenja përballet me një krizë demografike të paprecedentë

schedule13:17 - 20 Tetor, 2024

schedule 13:17 - 20 Tetor, 2024

Ishulli italian i Sardenjës po përballet me një krizë demografike të paprecedentë, një humnerë e vërtetë që po prek të gjithë rajonin, shkruan adnkronos.it.

Raporti ”ACLI 2024”, i paraqitur në Kaliari, qyteti kryesor i ishullit, nxori në dritë të dhëna alarmante. Nga viti 2015 e deri më sot, popullsia e Sardenjës është ulur me 88 306 persona, ku vetëm vitin e fundit ishulli ka humbur 8 000 banorë.

Një rënie që kryesisht i atribuohet emigracionit. Që nga viti 2023, popullsia e ishullit është 1 569 832 njerëz, parashikimet për të ardhmen janë dramatike: deri në vitin 2050 popullsia e Sardenjës do të bjerë në 1 239 379, një rënie prej 21%.

Ky kolaps i papritur vjen si pasojë e mungesës së të rinjve nga mosha zero deri në 14 vjeç, që është më i ulëti në vend. Vetëm 10% e popullsisë i përket kësaj grupmoshe, ndërsa mesatarja kombëtare (sado shumë e ulët) qëndron në 16,7%.

Siç ndodh shpesh, rënia drastike e lindjeve shoqërohet me një rritje shqetësuese të braktisjes së shkollës, e cila në Sardenjë arrin në 17,3%, krahasuar me një mesatare italiane prej 10%.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!