Sarandë/ Vodhën në disa banesa, arrestohet 45 vjeçarja hungareze. Në kërkim një tjetër

schedule11:47 - 20 Nëntor, 2024

schedule 11:47 - 20 Nëntor, 2024

Një person është arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim për disa raste vjedhjesh.

Sipas policisë, një 45 vjeçare nga Hungaria është arrestuar pasi dyshohet se ka vjedhur në dy banesa, në lagjet nr. 3 dhe nr. 4 të qytetit të Sarandës, veshje dhe sende të ndryshme.

Ndërsa në kërkim është shpallur një 47 vjeçar, banues në Sarandë, pasi nga veprimet hetimore dyshohet se më datë 18.11.2024, ka vjedhur një shumë parash në një banesë në fshatin Bistricë.