Sarandë/ Nuk pranoi të ulte muzikën, procedohet pronari i lokalit: Sekuestrohen pajisjet

schedule12:22 - 10 Korrik, 2023

schedule 12:22 - 10 Korrik, 2023

Policia e Sarandës ka proceduar penalisht një 53-vjeçara, pronar i një lokali në qytetin bregdetar, pasi nuk iu bind urdhrit të punonjësve të Policisë për të ndërprerë muzikën e vënë pas orarit të lejuar.

“Blutë” kanë sekuestruar po ashtu edhe pajisjet që gjeneronin muzikë.

Njoftimi i policisë:

Sarandë/Vijojnë kontrollet intensive në të gjithë qarkun, për parandalimin e ndotjes akustike.

Nuk iu bind urdhrit të punonjësve të Policisë, për të ndërprerë muzikën e vënë pas orarit të lejuar, në lokalin e tij, procedohet penalisht 53-vjeçari.

Sekuestrohen pajisjet që gjeneronin muzikën në këtë lokal.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në vijim të kontrolleve për evidentimin e rasteve të prishjes së qetësisë publike, nga subjektet që vënë muzikë të lartë pas orarit të lejuar, bazuar dhe në denoncimet e qytetarëve, për raste të tilla, kanë ushtruar kontrolle në disa subjekte që ishin kthyer në shqetësim për qytetarët.

Gjatë kontrolleve, në një lokal në Sarandë, është konstatuar muzikë e lartë pas orarit të lejuar dhe administratori i këtij lokali, shtetasi  53 vjeç, nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, për të ndërprerë muzikën që përbënte shqetësim për qytetarët.

Në vijim të veprimeve u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procdimi në gjendje të lirë për shtetasin  53 vjeç, banues në Sarandë, për veprat penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Pajisjet që gjeneronin muzikën u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë administratorët dhe pronarët e lokaleve apo hoteleve, që të zbatojnë me rigorozitet ligjin dhe rregullat e parashikuara për ndotjen akustike, pasi në rast të konstatimit të paligjshmërive në këtë fushë, shërbimet e Policisë do të sekuestrojnë pajisjet që gjenerojnë muzikë dhe do të procedojnë sipas ligjit, shtetasit përgjegjës.r.t/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!