Sarandë, festa e peshkimit/ Hapet ekspozita, jeta dhe puna e peshkatarëve ndër vite

schedule16:02 - 1 Qershor, 2024

schedule 16:02 - 1 Qershor, 2024

Saranda Fish Festival ka sjell në vëmendjen e mijëra turistëve, zanatin e vjetër të sarandjotëve, peshkimin.

Krahas argëtimit dhe kulinarisë së festivalit, në Galerinë Art Saranda po shfaqet ekspozita “Peshkatarët”. Me fotografi, instilacione e detaje të tjera nga përditshmëria e peshkatarëve vendas.

“Ne këtë ekspozite janë forma grafike që pasqyrojnë imazhin e detarisë, dhe po ta nisim qe nga jeta e peshkatarëve e përleshjesh së tyre të përditshme me detin, me emocionet që sjellin ata me këtë film të shkurtër, krahas fotove të peshkatarëve dhe zgjedhjet grafike të duarve te tyre sesi i hedhin grepat,  sesi hedhin rrjetat”, tha Lefter Çako.

Të pasionuarit pas peshkimit, në këtë ekspozitë do të shohin pamje që nga fillimet e detarisë, deri në ditët e sotme.

“Është një gjë e veçante dhe të gjithë vizitorët janë të befasuar me mënyrën se është e veçantë kjo ne formën e vet sepse ka diapazon që nga lashtësia deri në ditët e sotme, shtrihet ne brigjet e Adriatikut dhe Jonit pra peshkatarët tanë legjendare nder vite por edhe në ditët e sotme, në këtë festë të kësaj jave.”

Peshkatari Lefter Çako rrëfen i emocionuar vitet e tij si peshkatar, që e kanë mbajtur jo pak larg familjes së tij.

“Jam futur në ndërmarrjen e peshkimit detar qe ne vitin ‘68 , më caktuan të punoja në një anije si peshkatar, ku gjeta ngrohtësi nga kolektivi që ishin të vjetër në atë punë, dhe nga kapiteni. Specialitetet e tyre mi mësuan edhe mua. 30 vite u bene qe punoj ne det dhe dalim me kohe e pa kohe ne pune. Puna në det është e bukur, duhet durim dhe rezistence pavarësisht se është një pune anti familjare që të mban larg familjes por ne e kishim punën si shtëpi të dytë.”, u shpreh Çako.

Kjo është hera e parë që Saranda po i dedikon një festë 5-ditore simbolit të qytetit, peshkimit dhe peshkatarëve.