Etno Fest ka bashkuar në Sarandë artizanë nga e gjithë Shqipëria për të prezantuar dhe tregtuar punimet e tyre.
Synimi është njohja e të huajve me traditën dhe kulturën shqiptare.
Në stenda dominojnë punimet me dru dhe rërë.
“Ne do jemi 7 dite këtu dhe pas do shpërngulemi 7 ditë në Ksamil, unë vetë po ekspozoj punime artizanale te gjitha te punuara me rërë, guaska. Interesat janë të ndryshme si nga shqiptaret dhe turistet e huaj. Simbolet shqiptare më tepër i marrin shqiptarët e Kosovës.”
“Nga Tirana, produkte artizanale përgjithësisht punime druri edhe disa me guacka, i punon një punishte që kemi bashkëpunim. Në fakt e pëlqejnë e pëlqejnë shumë, vijnë shpesh herë e thonë që janë të bukura edhe pse këto janë e të përdorshme. Të gjitha i blejnë, po më shumë lugë, gjera të vogla që ti kenë dhuratë nga Shqipëria.”
Të huajt shohin punimet e marrin diçka me vete si kujtim nga Shqipëria.
“Është bukur të vish këtu dhe të shohësh të ekspozuara simbolet tuaja kombëtare dhe gjëra që tregojnë për traditat dhe kulturën tuaj. Kështu mund të zbulojmë më shumë për Shqipërinë. Më pëlqyen shume byzylykë të punuar me dorë, bleva disa për tua çuar dhuratë miqve te mi.”
Pas Sarandës Etno Fest do të zhvendoset në Ksamil me një tjetër panair tradite.
/abcnews.al