Një grup adoleshentësh kanë rrahur barbarisht një bashkëmoshatarin e tyre në Sarandë. Videoja nga momenti ku ata ushtrojnë dhunë po qarkullon në rrjetin social TikTok, ku edhe shihet teksa e gjuajnë me shkopinj dhe sende të forta. Ngjarja ka ndodhur në Ksamil pranë plazhit në zonën e njohur si tre ishujt.
Ndërkohë ende nuk dihet se kur ka ndodhur. Po kështu është e paqartë nëse Policia e Sarandës ka dijeni për rastin në fjalë dhe nëse ka marrë ndonjë masë apo jo.
/abcews.al