Sarajeva përkujton viktimat e luftës

schedule16:08 - 5 Shkurt, 2019

schedule 16:08 - 5 Shkurt, 2019

Janë përkujtuar në Sarajevë viktimat e luftës 4-vjeçare, të cilët u vranë në një treg të kryqytetit boshnjak. Ish-anëtari i presidencës ish-jugosllave Bogiceviç fajësoi regjimin e Millosheviçit.

Kryeqyteti i Bosnjë Hercegovinës, Sarajeva, ka përkujtuar këtë të martë viktimat e luftës katërvjeçare dhe 25-vjetorin e vrasjes së 68 qytetarëve në një treg të kryeqytetit boshnjak. Me këtë rast, anëtari i Presidencës së ish-Jugosllavisë, me prejardhje serbe, Bogiç Bogiçeviç, ka deklaruar se rrethimi i Sarajevës nga regjimi i Milosheviçit, që zgjati plot 1425 ditë është një ndër më të gjatët në historinë e luftërave moderne. Ish-anëtari i Kryesisë së Jugosllavisë, në vitet ’90 të shekullit të kaluar, Bogiç Bogiçeviç, ka thënë në një mbledhje në kujtim të viktimave të luftës në Bosnjë, se kryefajtorë për gjakderdhjen në këtë vend kanë qenë regjimi i Sllobodan Milosheviçit dhe ushtria jugosllave.

“Ata, në emër të të cilëve u kryen krimet, të cilët duhet të përballen me të kaluarën e tyre, të cilët duhet të pendohen dhe të luten për t’i falur, pa amnistuar kriminelët që duhet të përjetojnë katarsën që mungon, duhet ta dinë se duke u penduar askush nuk përçmohet dhe se mburrja e popullit nuk mund të ndërtohet mbi gënjeshtra”, tha të martën në Sarajevë, Bogiç Bogiçeviç, një kundërshtar parimor i politikës së Milosheviçit, jo vetëm ndaj Bosnjës, por edhe Kosovës.

Rrjedhimisht, raportohet se rreth 250 mijë veta humbën jetën dhe miliona të tjerë u zhvendosën gjatë luftrave që çuan në shpërbërjen e ish-Jugosllavisë. Sllobodan Millosheviçi është fajësuar për nxitjen e pjesës më të madhe të urretjes që çoi në konfliktin më të rëndë që nga Lufta e Dytë Botërore./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!