Sapo zbritën nga hapësira dy astronautë kinezë rrihen nga zyrtari komunist

schedule15:51 - 8 Korrik, 2021

schedule 15:51 - 8 Korrik, 2021

Një zyrtar i partisë komuniste kineze ka rrahur dy shkencëtarë të Astronautikës. E gjitha ka ndodhur pas një darke ku janë takuar protagonistët. Nëpunësi 57-vjeçar, Zhang Tao, për të pasuruar CV e tij u ka kërkuar dy astronautëve ndihmë për ta rekomanduar atë që t’i bashkohet Akademisë Ndërkombëtare të Astronautikës.

Pas propozimit të tij, të dy shkencëtarët, me një karrierë të gjatë në sektorin e hapësirës ajrore dhe profesor në Universitet, u befasuan. Me kërkesën e njëmbëdhjetë dhe pas një refuzimi tjetër, zyrtari komunist fillon të bëhet i dhunshëm.

Ai shkelmon, grushton dhe përpiqet ta mbysë njërin prej tyre, ndërsa tjetrin e përplas në tokë. Gjysmë ore çmenduri e cila u kushtoi shkencëtarëve brinjë të thyera. Të dy qëndruan në spital për një muaj për të rimarrë veten.

Kjo histori e treguar në një artikull të botuar disa ditë më parë në China Neës Ëeekly ka ndezur indinjatën në internet.

Pas festimeve të Partisë Komuniste dhe entuziazmit për shëtitjen e astronautëve në hapësirë, aktualisht në rrjetet sociale shumë njerëz po kërkojnë llogari rreth asaj që ndodhi, dhe pse episodi u mbajt i fshehur për kaq shumë kohë. Në Weibo – versioni kinez i Twitter – hashtagu në lidhje me historinë tashmë ka arritur 130 milion shikime.

Kompania fillimisht u përpoq të justifikonte Zhang, duke thënë se “Ai kishte qenë i pirë”. Arsyetimi nuk qëndroi dhe oficeri u pezullua nga detyra. “E gjithë kjo – shkroi një përdorues në Weibo – zbulon një gjë: është shumë më e vështirë të arrihet sundimi i ligjit, sesa të dërgosh një anije kozmike në hapësirë”.

Protagonistët janë: një zyrtar shumë ambicioz i partisë në krye të furnizuesit kryesor të kompanisë që merret me programin hapësinor kinez; dhe dy shkencëtarë shumë të respektuar, anëtarë Më 6 qershor në Pekin – – të tre janë takuar për darkë. 57-vjeçari Zhang Tao, mbase i etur për të zbukuruar CV-në e tij, fillon t’u kërkojë dy shkencëtarëve  “ndihmë” për ta rekomanduar atë që t’i bashkohet organizatës prestigjioze të cilës shkencëtarët i përkasin./abcnews.al