Sondazh

Mali i Zi një hap drejt BE. Mendoni që do ta pasojë edhe Shqipëria?

Loading ... Loading ...
 

Sapo rregulloi traktorin dhe po kthehej në shtëpi, drejtuesi në Gramsh ndërron jetë pasi humbi kontrollin

schedule18:20 - 17 Maj, 2021

schedule 18:20 - 17 Maj, 2021

Një 61-vjeçar i identifikuar si Feruzan Zeneli ka ndërruar jetë pasi ka humbur kontrollin e mjetit bujqësor, tip traktor. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Skëndërbej të Gramshit.

Burime bëjnë me dije për ABC se viktima sapo e kishte rregulluar mjetin e tij tip traktor dhe po kthehej në shtëpi. Në atë moment, 61-vjeçari Zeneli ka humbur kontrollin duke ndërruar jetë si pasojë e përplasjes.

“Në fshatin Skënderbej, Gramsh, shtetasi F.Z., rreth 61 vjeç, duke drejtuar mjet bujqësor ( traktor) ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka humbur jetën.



Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit”, njofton policia./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!