Sapo kthehet nga marketi, burri gjen një gjarpër brenda qeskës me brokoli

schedule14:54 - 4 Korrik, 2023

schedule 14:54 - 4 Korrik, 2023

Një burrë në Mbretërinë e Bashkuar përjetoi tmerrin e fundit kur hapi një qese me brokoli  në frigoriferin e tij dhe gjeti një gjarpër të gjallë brenda saj. 63-vjeçari, Neville Lyndon tha se gjarpri ishte i aftë për një kafshim të rrezikshëm. Ai tregoi se bleu brokoli në një nga supermarketet në West Midlands, MB, më 2 qershor.

E futi në frigorifer dhe më pas ishte gati ta ziente derisa pa gjarprin të fshehur brenda brokolit.

Linton deklaroi se ka frikë nga gjarpërinjtë, ndaj të afërmit e tij nxituan për ta ndihmuar me zvarranikun.

“Ishte mjaft e frikshme. Me gjarpërinjtë nuk i kam punët mirë. Mirë që nuk e lashë brokolin jashtë në kuzhinë, përndryshe do të kishte ikur nëpër shtëpi. Ky do të ishte një rrezik i madh për ne, sepse ne jemi dy njerëz shumë vulnerabël që jetojmë këtu”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!