Kafeina është një stimulant natyral që gjendet te çaji, kafeja, kakaoja, pijet energjike, etj. Në një formë apo një tjetër, mbi 80% e popullsisë së botës konsumon kafeinë çdo ditë. Kafeina ndikon në shumë mënyra në trupin e njeriut.
Stimulon Sistemin Nervor Qendror
Efekti më i dukshëm është rritja e vigjilencës dhe ju bën të ndjeheni më energjik.
Studime të shumta kanë treguar se njerëzit që konsumojnë rregullisht kafe kanë një rrezik më të ulët për të zhvilluar Alzhaimer dhe Parkinson.
Në Sistemin e Tretjes dhe Ekskretimit
Kafeina rrit sasinë e aciditetit në stomak dhe mund të shkaktojë irritim të tij ose urth. Kafeina e tepërt përpunohet nga mëlçia dhe del jashtë trupit të njeriut përmes urinës. Kjo është arsyeja pse mund të keni urinim të shpeshtë menjëherë pasi keni konsumuar një produkt që përmban kafeinë.
Personat që kanë probleme të stomakut, si refluks acid ose ulçera, duhet të pyesin mjekun nëse mund të konsumojnë kafeinë.
Kafeina mund të përmirësojë humorin dhe performancën e trurit. Ndërsa bllokon prodhimin e adenozinës, një neurotransmetues që ul vigjilencën dhe stimulon gjumin, nga ana tjetër ajo nxit dopaminën dhe norepinefrinën, molekula që ndikojnë në përmirësimin e humorit dhe performancës së trurit.
Kafeina mund të përmirësojë metabolizmin dhe të nxisë humbjen e peshës.
Konsumimi i sasive të vogla të kafeinës rreth një orë përpara aktivitetit fizik mund të ndikojë pozitivisht në performancën e të ushtruarit.
Pijet me kafeinë, si kafeja apo çaji, mund të zvogëlojnë rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe diabetit të tipit 2, edhe pse kjo mund të varet nga individi.
Efekte të tjera pozitive në organizëm kanë të bëjnë me mbrojtjen e mëlçisë, uljen e rrezikut për kancer, një lëkurë më të shëndetshme apo mirëfunksionim të aparatit tretës.
Kujdes: Kafeina mund të ketë efekte anësore negative te disa persona, duke shkaktuar ankth, shqetësim apo probleme me gjumin.
Konsumimi i 200-400 mg kafeinë në ditë, përgjithësisht konsiderohet i sigurt. Megjithatë, gratë shtatzëna duhet të kufizojnë konsumin ditor në 200 mg ose edhe më pak.
Spitali Amerikan, përqafoje jetën!
Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!