Sapo keni hequr një dhëmb? Këto janë ushqimet me të mira për t’u ngrënë

schedule15:04 - 15 Prill, 2021

schedule 15:04 - 15 Prill, 2021

Heqja e dhëmbëve shoqërohet me dhimbje, dhe për disa kohë ju e keni shumë të vështirë të hani ushqim, për shkak të plagës që keni në mishra. Por, më poshtë abcneës.al do ju tregojë disa nga ushqimet që duhet të hani, të cilat janë të lehta për t’u ngrënë dhe që ndikojnë pozitivisht në shërimin e plagës.

1. Vezë të fërguara

Vezët e fërguara janë më të mirat për t’u ngrënë kur keni hequr një dhemb. Është një ushqim që mund ta përgatisni shpejt dhe është i butë, plot me proteina dhe lëndë ushqyese.

2. Akullore dhe ushqime të tjera të ftohta

Akulloret dhe smoothiet e ftohta rekomandohen nga dentistët për t’u ngrënë pas heqjes së një dhëmbi a dhëmballe. Ato ndihmojnë në procesin e rimëkëmbjes tuaj, duke lehtësuar shqetësimet, informon abcnews.al.

3. Supë

Supa është një ushqim ideal pas një ndërhyrjeje në dhëmbë. Është ushqyese dhe e shijshme. Gjithashtu nuk kërkon përtypje irrituese dhe është e pasur me lëndë ushqyese, vitamina dhe minerale thelbësore.

4. Ushqime në formë pureje

Pas heqjes së dhëmbëve, dentistët rekomandojnë ushqim të butë, si për shembull pure patateje, avokado, kos ose salcë molle. Gjithashtu rekomandojnë djathë të butë dhe gjizë, informon abcnews.al.

5. Bollguri

Edhe bollguri është një ushqim i shkëlqyer, pasi ka plot lëndë ushqyese. Vetëm sigurohuni që të mos jetë e nxehtë, pasi mund të shkaktojë inflamacion.

Ju gjithashtu duhet të dini ushqimet që nuk duhet të konsumoni. Kujdesuni të mos konsumoni ushqime me copëza të vogla të cilat mund të hynë në plagë. Shmangni farat e vogla, ushqimet e nxehta dhe pikante, si dhe alkoolin. Mund të shkaktojnë acarim dhe të pengojë shërimin e plagës./e.b-abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!