Sapo ishte martuar, detaje nga aksidenti tragjik që i mori jetën te resë në oborrin e shtëpisë

schedule09:43 - 31 Gusht, 2022

schedule 09:43 - 31 Gusht, 2022

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me aksidentin tragjik që tronditi kryeqytetin mëngjesin e sotëm.

Abcnews.al mëson se 25-vjeçarja që ndërroi jetë sot në spitalin e Tiranës kishte më pak se  një muaj që ishte martuar.

Marjana Seitaj u përplas nga makina teksa ishte bashkë me familjen e saj në oborrin e banesës.

Lexo edhe: Vrau 25-vjeçaren në oborrin e shtëpisë, shoferi nën efektin e drogës, arrestohet nga policia

Drejtuesi i mjetit, Sajmir Taçi ka qenë duke ecur me shpejtësi tej normave të lejuara.

Fillimisht ka përplasur portën e shtëpisë, e më pas ka përfunduar në oborr./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!