“Sapo arrita”, ish-ministri i Brendshëm kthehet në Tiranë për t’u angazhuar në zgjedhje

schedule19:45 - 12 Shkurt, 2021

schedule 19:45 - 12 Shkurt, 2021

Ish-ministri i Brendshëm teknik, Dritan Demiraj është kthyer në Shqipëri për t’u angazhuar në zgjedhjet e 25 prillit.

Demiraj, ka publikuar foto në rrjetet sociale, ku shfaqet në aeroportin e Rinasit, ndërsa thotë se u kthye për t’iu bashkuar kontributit modest për ndryshimin e madh politik, rrotacionin historik me votë të lirë të pushtetit në Shqipëri.

“Shqiptarëve përpara se t’ju kërkojë mandatin e tretë, Edi Rama dhe shpura e tij duhet të japë llogari për çdo qindarkë dhe sekondë të 8 viteve të tij në pushtet“, shprehet ish-ministri, ndër të tjera.

E plotë:

Të nderuar miq!

Sapo arrita në Shqipëri.

Si mijëra Shqiptarë përfaqësues të diasporës edhe unë përfundimisht u ktheva në Shqipëri që ti bashkohem kontributit modest për ndryshimin e madh politik, rrotacionin historik me votë të lirë të pushtetit në Shqipëri.

Ndryshimin do ta realizojmë së bashku me vendosmëri për zgjedhje të lira dhe të ndershme, duke punuar çdo ditë, me të gjitha fuqitë tona, me miqtë, shokët, rininë dhe bashkëpunëtorët për të ndërgjegjësuar shqiptarët se vota e lirë dhe fuqia e sovranit do ta pushojë përfundimisht nga puna Edi Ramën dhe enturazhin e tij politik.

Shqiptarëve përpara se t’ju kërkojë mandatin e tretë, Edi Rama dhe shpura e tij duhet të japë llogari për çdo qindarkë dhe sekondë të 8 viteve të tij në pushtet.

Sovrani kësaj rradhe nuk do t’i japë mundësinë atij për t’u tallur më tej me trafikantët, kriminelët, timonin dhe tepsitë e tij elektorale.

Këtë mashtrues serial, sovrani do ta rrëzojë nga pushteti me përbuzje dhe me votë referendare në datën 25 Prill 2021.

Përpara për fitoren e mirëpritur.

No place like home.

Stay safe.

Keep face mask on & respect social distancing.

D. D. Tiranë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!