“Sao Paolo” në zi, tifozët i japin lamtumirën Maradonës

schedule12:17 - 26 Nëntor, 2020

schedule 12:17 - 26 Nëntor, 2020

Ditën e djeshme futbolli dhe bota humbi një nga legjendat e saj. Diego Armando Maradona fatkeqësisht ndërroi jetë në shtëpinë e tij në Buenos Aires, pas atij operacioni të vështirë që kaloi në tru.

 

Paraditen e sotme u zhvilluan dhe homazhet në nder të tij në Presidencën e Argjentinës, por sigurisht që nuk mund të mungonin dhe në Napoli, qytetin që ai e deshte aq shumë. Njerëzit nuk nguruan të shkonin që dje në stadiumin “Sao Paolo”, ku Diego mahniti gjithë botën me lojën e tij.

 

Dhe ditën e sotme mijëra njerëz kanë rrethuar stadiumin në qytetin napoletan, i cili tashmë pritet që të marrë emrin e ish-numrit 10. Maradona tashmë është në botën tjetër, por Napoli nuk do t’a harrojë kurrë këtë person, i cili për vite me radhë e dërgoi ekipin në majat e futbollit italian dhe jo vetëm. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!