Santos shpall listën e lojtarëve, 50 vite që nuk ndodhte kjo gjë te Portugalia

schedule08:12 - 6 Nëntor, 2020

schedule 08:12 - 6 Nëntor, 2020

Java e ardhshme rikthen ndeshjet e kombëtarëve. Portugalia do të zbresë tre herë në fushën e blertë gjatë muajit nëntor.

Kampionët në fuqi të Europës luajnë miqësoren me Andorrën në 11 nëntor, teksa më pas është radha e dueleve të Nations League me Francën në shtëpi (14 nëntor) dhe Kroacinë në Zagreb (17 nëntor).

Trajneri Fernando Santos ka bërë listën publike e lojtarëve të ftuar për këto tre përballje. 66-vjeçari do të ketë të gatshëm plot 25 lojtarë për ndeshjet e radhës.

Ajo që bie në sy është fakti që në liste nuk ka asnjë futbollist të Benfikës apo Sportingut të Lisbonës, dy prej klubeve më të famshme të futbollit luzitan.

Diçka e tillë nuk ndodhte prej plot 50 viteve! Dy klubet e kryeqytetit kanë furnizuar rregullisht kombëtaren e madhe me lojtarë, por kohët kanë ndryshuar. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!