Portugalia është ekipi kampion në fuqi i Europës dhe djemtë e Fernando Santos duan të triumfojnë sërish në Euro 2020. Shorti i ka vënë në grupin e “ferrit” me Gjermaninë, Francën dhe Hungarinë, por trajneri i kombëtares luzitane beson te suksesi i madh, edhe pse është tepër e vështirë.
“Botërorët dhe Europianët i fiton vetëm një skuadër. Është e vështirë të përsërisim veten, rrallë ka ndodhur të triumfojë ekipi kampion në fuqi. Unë mendoj se Europiani është më i vështirë dhe i rivalizuar se Botërori.
Që prej momentit kur FIFA vendosi të lërë jashtë disa kombëtare të forta europiane në favor të pjesëmarrjes së skuadrave nga kontinente të tjera, Botërori është dobësuar shumë.
Favoritët për Euro 2020? Sigurisht që jemi ne, Franca, Gjermania, Spanja, Anglia, Italia dhe Belgjika. Nuk duhet neglizhuar as Kroacia, ata arritën deri në finalen e Kupës së Botës. Pastaj, gjithmonë do të ketë surpriza, e harruat Uellsin në Euro 2016?“, deklaroi Santos. /abcnews.al