Me Rusinë nuk mund të ketë biznese të zakonshme. Kjo është pergjigja që Departamenti Amerikan i Shtetit mbi deklaratën e bërë të premten nga Presidenti Serb Aleksandër Vuçiç i cili tha se sanksionet e Shteteve te Bashkuara te Amerikes ndaj Industrise se Naftes Serbe jane te renda dhe serioze.
Thesari amerikan konfirmoi te premten se ka sanksionuar kompaninë shtetërore ruse, Gazprom Neft dhe Surgutneftegas, me seli në Rusi.
Kompania NIS e Serbise u sanksionua për shkak të ashtuquajturit “rrezik dytesor”, qe do të thotë për shkak të lidhjes me Gazpromin rus.
Departamenti Amerikan i Shtetit tha per Radio Europen e Lire se Washingtoni zyrtar mbetet i perkushtuar per te penguar gjenerimin e te ardhurave per Rusine dhe rrjetet e prokurorimit qe Moska po I perdor per te marre financa ne menyre qe lufta ne Ukraine te vijoje.t
“Ne do të vazhdojmë t’i ndërmarrim të gjitha veprimet e duhura për ta çuar përpara përgjegjësinë për ata që mundësojnë ose përfitojnë nga lufta e paligjshme e Rusisë dhe ta parandalojmë Putinin të përdorë energjinë si mjet shtypjeje”, thuhet ne deklaraten Departamentit Amerikan te Shtetit.
Washingtoni shtoi se “SHBA-ja do të vazhdojë të punojë me partnerë dhe aleatë në mbarë botën për të garantuar sigurinë dhe diversitetin e furnizimeve me energji”. NIS është kompania e vetme në Serbi e angazhuar në kërkimin, prodhimin dhe përpunimin e prodhimit të naftës dhe gazit natyror.
Gazprom Neft ka aksione në NIS, që nga viti 2022. Aksione ka edhe kompania e saj mëmë Gazprom./abcnews.al