Sanders propozon taksimin e miliarderëve që u pasuruan gjate pandemisë së Covid-19

schedule12:52 - 7 Gusht, 2020

schedule 12:52 - 7 Gusht, 2020

Senatori amerikan Bernie Sanders së bashku me kolegët e tjerë, Ed Marley dhe Kirsten Gillibrand propozuan Ligjin e Taksimit të Miliarderëve. Sipas ligjit, pasanikët do të duhet të dorëzojnë miliarda dollarë që fituan gjatë pandemisë së koronavirusit.

Sanders shkroi në llogarinë personale në Twitter se beson që njerëzit më të pasur në SHBA, të tillë si, Jeff Bezos, Marc Zuckerberg dhe Elon Musk nuk duhet të lejohen të kenë pasuri më shumë sesa 50 për qind e shtetasve amerikanë.

30 milionë amerikanë kanë humbur punën e tyre dhe 91 milionë njerëz janë pa sigurime shëndetësore ose me sigurim minimal. Projekt-ligji i quajtur “Le t’i bëjmë miliarderët të paguajnë” do të impononte taksimin prej 60 për qind të të ardhurave të tyre nga 18 marsi 2020 deri më 1 Janar 2021.

Këto fonde, nga ana tjetër, do të mbulonin koston e jetesës së të gjithë amerikanëve gjatë një periudhe kohore prej një viti. Që nga sot, kjo taksë do të gjeneronte 731 miliardë dollarë për shtetin nga 467 miliarderë.

Nëse miratohet, ligji do të taksonte gjithçka që miliarderët do të fitonin deri në fund të vitit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!