Sandër Lleshaj për krimin kibernetik: Cënon sigurinë kombëtare

schedule17:51 - 21 Nëntor, 2018

schedule 17:51 - 21 Nëntor, 2018

Ministri i dekretuar Sandër Lleshaj pohon se Krimi kibernetik ka kërcënuar ndjeshëm Shqipërinë, sidomos gjatë viteve të fundit. Kreu i ministrisë së Brendshme thotë se vendi ynë është me risk shumë të lartë në fushën kibernetike, pasi kushtëzohet nga shkalla e lartë e penetrimit të internetit, si edhe e shërbimeve online.

Sipas të dhënave të Policisë, në vitin 2017 e krahasuar me vitin 2010, u evidentuan 3.3 herë më shumë vepra penale në fushën e krimeve kompjuterike. Sipas ministrit të dekretuar Sandër Lleshaj, Policia e Shtetit duhet t’i nënshtrohet një programi rrënjësor transformimi dhe modernizimi, për t’u aftësuar e përballuar sfidat e një shoqërie, që përditë e më tepër ekziston edhe në realitet virtual./abcnews.al