Sandalet e bardha janë moda e verës ’22

schedule09:15 - 17 Maj, 2022

schedule 09:15 - 17 Maj, 2022

Në ditët në vijim shumica prej nesh do të nxjerrin këmbët për të pritur kohën më të shkujdesur të vitit dhe zyrtarisht verën.

Sandalet janë ato që shënojnë fillimin e verës dhe duhet të shihni patjetër se cila është tendenca e këtij viti për të pasuruar koleksionin tuaj.

Ndërsa deri vitin e kaluar ngjyra e zezë ishte ajo që dominonte, edhe në këpucët tona verore, këtë vit skena ndryshon dhe nxjerr në pah të bardhën mbresëlënëse.

Sandale, platforma, sandale me taka të larta apo me taka të ulëta, të gjitha në ngjyrë të bardhë për të theksuar nxirjen tonë dhe për ta bërë më mbresëlënëse secilën prej veshjeve tona.

Nëse mund të blini vetëm një palë këpucë këtë verë, guxoni të bardhën që përputhet me gjithçka dhe qëndroni larg të zezës.

Megjithatë, mezi presim të dalim në rrugë me sandalet tona të bardha për shëtitjet tona më elegante verore./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!