Manchester United prezanton Jadon Sancho. 85 milion euro i kushtoi “Djajve të Kuq” kartoni i 21-vjeçarit anglez, i cili ka firmosur një kontratë 5-vjeçare me klubin e ri.
Biznes fantastik për Borussia Dortmund, që shpenzoi vetëm 8 milion euro për sulmuesin e djathtë katër vite më parë.
Announce @Sanchooo10?
??? ?#MUFC
— Manchester United (@ManUtd) July 23, 2021
“Do i jem gjithmonë mirënjohës Dortmundit për mundësinë që më dha të luaja me skuadrën e parë, por e dija që një ditë do të rikthehesha në Premier League.
Kalimi tek United është një ëndërr që kthehet në realitet dhe mezi po pres të luaj në Premier League. Kemi një ekip të ri.
Young king ?#MUFC @Sanchooo10 pic.twitter.com/Yo52Heit5n
— Manchester United (@ManUtd) July 23, 2021
Së bashku mund të arrijmë diçka speciale për të arritur te suksesi, që tifozët tanë e meritojnë. Po pres me padurim të filloj punën me trajnerin dhe stafin teknik“, deklaroi Sancho. /abcnews.al

