Alexis Sanchez mund të rikthehet të luajë në Premier League, pasi skuadra e Aston Villws e kërkon shërbimet e sulmuesit.
Sipas “Daily Star” raportohet se trajneri, Steven Gerrard ka shfaqur interes për shërbimet e Sanchez, me këtë të fundit që nuk është në planet e Simone Inzaghit te Interi dhe largimi nga Seria A duket i pashmangshëm.
“Nerazzurrët” mendohet se kërkojnë 5 milionë euro për shitjen e 33-vjeçarit, të cilit i skadon kontrata në vitin e ardhshëm. /f.a/abcnews.al