Alexis Sanchez po kalon vitet e tij më të vështira në karrierë. Pasi bëri dy sezone për t’u harruar me Manchester United, ylli kilian u huazua tek Interi këtë sezon. Nën urdhrat e Conte, Sanchez ka bërë disa ndeshje shumë të mira, si dhe është autor i dy golave me fanellën zikaltër.
Në miqësoren e Kilit kundër Kolumbisë, Sanchez është larguar para kohe nga fusha e lojës. Sulmuesi dëmtoi kaviljen e tij të majtë dhe është larguar edhe nga grumbullimi me kombëtaren amerikano-latine, për t’u rikthyer në Milano.
Nuk dihet ende sa do të jetë afati i mungesës së tij, por nga raportimet e para, Sanchez me shumë gjasa nuk do të luajë më për këtë vit 2019. Një tjetër goditje e rëndë në karrierën e sulmuesit, që duket vetëm në rënie./abcnews.al