Kryeministri i Spanjës, Pedro Sánchez ka bërë thirrje Kina të marrë një rol më aktiv në përpjekjet për ndalimin e konflikteve ndërkombëtare dhe forcimin e sistemit shumëpalësh.
Duke folur në Pekin, në kuadër të vizitës së tij zyrtare, Sánchez theksoi se bashkëpunimi i fuqive të mëdha është thelbësor për ndërtimin e një rendi global të qëndrueshëm dhe të balancuar. Ai nënvizoi se pa përfshirjen e Kinës, një objektiv i tillë është i paarritshëm.
“Kina bën shumë dhe ne e vlerësojmë këtë, por mund të bëjë më shumë duke kërkuar respektimin e së drejtës ndërkombëtare dhe përfundimin e konflikteve”, deklaroi ai.
Sánchez përmendi një sërë zonash tensioni, përfshirë Iran, Ukraine, Lebanon, si dhe territoret palestineze në Gaza.
Ai e lidhi mesazhin e tij edhe me dështimin e fundit të negociatave midis SHBA dhe Iranit, duke theksuar se respektimi i së drejtës ndërkombëtare mbetet themeli i rendit global.
Kryeministri spanjoll shtoi se Evropa dhe Kina kanë potencialin të luajnë një rol vendimtar në garantimin e këtij rendi dhe në nxitjen e paqes në rajonet e përfshira nga konfliktet.


