Më në fund është arritur marrëveshja mes Interit dhe Alexis Sanchez për prishjen e kontratës mes tyre, ndërsa në xhepin e lojtarit do të shkojnë 4.5 milionë euro
Prishja e kontratës mes palëve është bërë në mënyrë konsensuale, me sulmuesin që duket se tashmë ka gjetur edhe skuadrën e re në Ligue 1, të paktën kështu raportohet nga “L’Equipe”.
Lojtari ka arritur marrëveshjen me Olympique Marseille, klub me të cilin do të firmosë një kontratë 2-vjeçare ku do të përfitojë 3 milionë euro në sezon. /f.a/abcnews.al