Sanchez: Bota të dëgjojë Kinën për të gjetur një zgjidhje për luftën në Ukrainë

schedule15:06 - 24 Mars, 2023

schedule 15:06 - 24 Mars, 2023

Kryeministri i Spanjësm Pedro Sanchez, ka thënë se bota duhet të dëgjojë Kinën në mënyrë që të gjejë një rrugëdalje nga lufta në Ukrainë, në mënyrë që edhe  Kievi të rivendosë integritetin e tij territorial.

Sanchez, i cili po fliste në një konferencë për shtyp në Bruksel pas një takimi të Këshillit Europian, do të vizitojë Kinën javën e ardhshme për të biseduar me presidentin Xi Jinping.

Takimi pritet të fokusohet kryesisht në konfliktin e vazhdueshëm në Ukrainë.

“Kina është një aktor global, kështu që padyshim që ne duhet të dëgjojmë zërin e saj për të kuptuar nëse mes nesh, mund t’i japim fund kësaj lufte dhe Ukraina të mund të fitojë integritetin e saj territorial, “ tha ai.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!