Renato Sanches është një nga lojtarët e shumë kërkuar nga skuadra e Milanit. Mesfushori portugez pritet të largohet nga skuadra e Lille gjatë merkatës së verës.
Sipas “L’Equipe” raportohet se Milan pritet të nënshkruajë me Sanches në fund të këtij sezoni, me lojtarin që mund të nisë një eksperieincë të re në “San Siro” me fanellën e “Rossonerëve”.
Kontrata e 24-vjeçarit me Lille skadon në verën e vitit të ardhshëm. Kjo nënkupton se klubi francez do ta lejojë largimin e tij këtë vit, për të mos e humbur me parametra zero në vitin e ardhshëm.
Renato Sanches te Milani me shumë gjasa do të zërë vendin e Franck Kessie, i cili pritet të largohet. /f.a/abcnews.al