Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

San Antonio, rekord në NBA/ Për herë të parë në historinë e tyre, Spurs me pesë fitore radhazi

schedule12:45 - 31 Tetor, 2025

schedule 12:45 - 31 Tetor, 2025

San Antonio Spurs nuk ndalet dhe vendos një rekord në historinë e saj në basketbollin amerikan. Skuadra teksane siguroi fitoren e pestë radhazi në po aq ndeshje të luajtura në këtë sezon, duke shënuar nisjen më të mirë në NBA.

Asnjëherë më parë, teksanët nuk e kishin nisur sezonin me një seri të tillë pozitive. Në sfidën e fundit, Spurs kaluan Miami Heat me vetëm gjashtë pikë diferencë në rezultatin përfundimtar 107-101.

Edhe një herë, protagonist në këtë sukses ishte Viktor Uembanijama. Basketbollisti francez mbylli sfidën me dy shifra dopjo, 27 pikë dhe 18 topa të kapur në tabelë.

Këto shifra i shtohen atyre mbreslënëse në këtë sezon dhe janë pasqyrë e rekordit të skuadrës nga San Antonio, që në mënyrë të paritur ka hyrë në klubin e favoritëve të mëdhenj në këtë sezon të NBA.

Spurs kryesojnë renditjen e Konferencës së Perëndimit, duke lënë pas kampionët në fuqi të Oklahoma City Thundër. Kjo e fundit ka luajtur një ndeshje më shumë dhe mban rekordin sezonal të NBA me gjashtë fitore radhazi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!