“Samurai” i Premier League, Brighton “blindon” talentin japonez

schedule14:16 - 4 Tetor, 2023

schedule 14:16 - 4 Tetor, 2023

Japonezi, Kaoru Mitoma ka shkëlqyer në 2 sezonet e tij të para me “pulëbardhat” e Brighton, duke u kthyer në një nga lojtarët më të preferuar jo vetëm të tifozëve, por edhe të teknikut Roberto De Zerbi e vetë klubit.

Këta të fundit kanë vendosur ta “shpërblejnë” japonezin, për punën e tij të palodhshme në fushën e blertë, duke i ofruar një kontratë të re, kontratë e cila do të skadojë 5 vite më vonë se ajo e mëpërshmja dhe nga do të përfitojë plot 80 mijë paund në javë.

“Samuri” 26-vjeçar vlersohet shumë nga drejtuesit dhe tashmë mbetet vetëm firmosja e kontratës së re mes klubit e lojtarit, firmës e cila pritet të vijë në ditët në vijim. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!