Samsung Electronics do të pushojë nga puna deri në 30% të punëtorëve jashtë vendit

schedule15:09 - 11 Shtator, 2024

schedule 15:09 - 11 Shtator, 2024

Samsung Electronics i Koresë së Jugut, prodhuesi më i madh në botë i telefonave inteligjentë, televizorëve dhe çipave të memories, do të pushojë deri në 30 për qind të fuqisë punëtore të tij jashtë shtetit në disa sektorë, raportoi Reuters, duke cituar tre burime anonime të njohura me këtë çështje.

Sipas raportimeve, Samsung ka urdhëruar filialet e saj në mbarë botën që të zvogëlojnë numrin e punonjësve në shitje dhe marketing me rreth 15 për qind, dhe numrin e punonjësve në administratë me 30 për qind, sipas burimeve.

Plani do të zbatohet deri në fund të këtij viti dhe do të ndikojë në vendet e punës në të gjithë Amerikën, Evropën, Azinë dhe Afrikën, tha një nga burimet.

Fitimi operativ i Samsung Electronics u rrit deri në 1,458 për qind nga viti në vit në afërsisht shtatë miliardë euro në tremujorin e dytë të 2024, i nxitur nga kërkesa e fortë për çipat e saj të avancuar të memories, çelësi i inteligjencës artificiale (AI).

Samsung Electronics deklaroi se shitjet e smartfonëve të saj ranë në tremujorin e dytë të 2024, veçanërisht në segmentin e produkteve premium, por shtoi se përdoruesit janë ende shumë të interesuar për serinë e pajisjeve Galaxy S24./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!