Samsung Electronics dhe punonjësit e vdekur nga kanceri

schedule13:59 - 23 Nëntor, 2018

schedule 13:59 - 23 Nëntor, 2018

Samsung u ka kërkuar falje të gjithë personave dhe familjarëve të tyre për sëmundjet që u ka shkaktuar puna në kompaninë prestigjoze. Në 10 vite 320 punonjës dhe të afërm të tyre janë prekur nga sëmundje të ralla dhe 118 prej tyre kanë ndërruar jetë.

Pas faljes së kërkuar nga presidenti Tim Baxter për shpërthimet e disa modeleve “Galaxy”, tashmë Samsung bën të njëjtin veprim edhe me punonjësit që janë sëmurë me kancer. “Kërkojmë publikisht falje ndaj punonjësve që kanë vuajtur dhe familjeve të tyre”, thotë bashkëpresidenti i kompanisë, Kim Ki-Nam. “Nuk ishim në gjendje të menaxhonin në mënyrë korrekte rreziqet për shëndetin e fabrikave tona të gjysëmpërçuesve dhe ekraneve LCD”, shton ai. Sipas akuzave, 320 persona janë prekur nga sëmundje të rralla, aborte dhe sëmundje ngjitëse që kanë kaluar edhe tek fëmijët e punonjësve, pasi janë punësuar nga Samsung Electronics. 118 prej këtyre kanë vdekur: në bazë të një akordi të njoftuar në fillim të muajit, kompania do të paguajë dëmshpërblim deri në 133 mijë dollarë për çdo rast. Skandali është shfaqur në 2007-n, kur ish punëtorët e fabrikës në jug të Seulit dhe familjarët e tyre denoncuan forma të ndryshme të kancerit lidhur me kushtet e tyre të punës. Janë dashur 10 vite. Ndërhyrja e Agjencisë shtetërore për kushtet e punës në Seul, një komitet ndërmjetësimi dhe një investigim i Uashington Post për të arritur në një marrëveshje dhe kërkim falje zyrtare të kompanisë teknologjike. Megjithatë të prekurit thonë se kjo nuk është e mjaftueshme për familjarët pasi nuk mund të harrojnë dhimbjen me të cilën janë përballur. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!