Samiti Xi-Putin, Kremlini: Mos përdorni iPhone, Perëndimi mund t’ju përgjojë

schedule10:59 - 20 Mars, 2023

schedule 10:59 - 20 Mars, 2023

Presidenca ruse ka urdhëruar zyrtarët shtetërorë të ndalojnë përdorimin e iPhone-ve të Apple për shqetësime sigurie, raportoi të hënën gazeta ruse Kommersant.

Nënkryetari i administratës presidenciale Sergei Kiriyenko tha se iPhone-t ishin lehtësisht të përgjueshëm nga agjencitë e inteligjencës perëndimore.

“Duhet të hiqni celularët deri më 1 prill, ose jepjani fëmijëve tuaj, tha Kiriyenko.

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se ai nuk mund ta konfirmonte raportin, por se telefonat inteligjentë gjithsesi nuk mund të përdoren për qëllime zyrtare.

Vladimir Putin ka thënë gjithmonë se nuk ka smartfon, megjithëse Peskov ka thënë se Putin përdor internetin herë pas here.

Apple nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment.

/abcnews.al