Samiti për paqe i Evropës Juglindore mbledh në Tiranë udhëheqësit e rajonit

schedule18:46 - 25 Tetor, 2019

schedule 18:46 - 25 Tetor, 2019

Tirana do të presë të shtunën dhe të dielën Samitin për Paqe të Evropës Juglindore me temë “Paqja, Siguria dhe Zhvillimi Njerëzor në Evropën Juglindore”. Samiti mbahet nën kujdesin e kryeministrit Edi Rama dhe organizohet nga Federata e Paqes Universale.

Samiti do të përfshijë nisjen në Evropë dhe Lindjen e Mesme të Këshillit të Lartë Ndërkombëtar për Paqe, një shoqate globale e krerëve aktualë dhe të mëparshëm të shteteve dhe qeverive të përkushtuar ndaj dialogut dhe bashkëpunimit për hir të paqes dhe zhvillimit njerëzor.

Drejtues të lartë të shteteve, por edhe të atyre që kanë pasur ndikim të madh në vendime të rëndësishme për Ballkanin, përfshirë këtu krerë aktualë dhe të mëparshëm shtetesh dhe qeverish, do te diskutojne per gjetjen e zgjidhjeve drejt paqes afatgjatë dhe zhvillimit të qëndrueshëm në Evropën Juglindore dhe më gjerë.

Nder pjesemarresit do te jene presidenti i Kosoves Hashim Thaçi, kandidati për kryeministër Albin Kurti, presidenti i Maqedonisë Stevo Pendarovski, kreu i parlamentit Talat Xhaferri dhe parlamentarë, udhëheqës fetarë, gra udhëheqëse dhe udhëheqës të shoqërisë civile.

Federata e Paqes Universale ka qenë aktive në Shqipëri që në vitin 2005, kur u inaugurua prej themeluesve të saj si pjesë e turneut të tyre botëror./ abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!