Samiti në Davos, Johnson: Putin nuk do të përdorë armë bërthamore

schedule10:23 - 19 Janar, 2023

schedule 10:23 - 19 Janar, 2023

Ish-kryeministri britanik ka mbajtur një fjalim në samitin e Davos duke folur rreth luftës në Ukrainë dhe përdorimit të armëve bërthamore. Gjatë fjalimit të tij, ai theksoi se Putini nuk do të përdorë armë në Ukrainë.

Sipas Johnson, përdorimi i armëve bërthamore do të krijonte një paralizë ekonomike.

“Ai nuk do ta bëjë,” tha ai.

Johnson përmendi gjithashtu admirimin për presidentin Zelenskiy dhe heroizmin e popullit ukrainas.

/abcnews.al