Samiti i OSBE-së në Shkup, Kovaçevski: Agresioni rus në Ukrainë duhet të ndalet!

schedule10:51 - 30 Nëntor, 2023

schedule 10:51 - 30 Nëntor, 2023

Është mbajtur sot Samiti i OSBE-së në Shkup. 57 diplomatë anëtare të organizatës kanë marrë pjesë në këtë Samit, përfshirë edhe shefi i diplomacisë ruse, Sergei Lavrov.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, u shpreh se 30 vite më parë OSBE-ja ndihmoi RMV, ndërsa sot është detyrë e saj të ndihmojë OSBE-në të jetë organizata më e madhe rajonale e sigurisë në Europë.

Gjithashtu ai theksoi se agresioni rus në Ukrainë duhet të ndalet sa më parë. “Agresioni i Rusisë kundër Ukrainës është shkelje e çdo konvente ndërkombëtare. Çdo ditë e kaluar tregon se agresioni ushtarak nuk është zgjidhje. Lufta në Ukrainë duhet të ndalojë sa më parë”, tha ndër të tjera Kovaçevski.

Ukraina dhe shtetet baltike në shenjë pakënaqësie nuk kanë dërguar ministrat e Punëve të Jashtme në Këshillin Ministror.

/abcnews.al/