Shqipëria vijon luftën ndaj kërcënimeve kibernetike. Së fundmi, vendi ka marrë një rol kycc në samitin e Katërt Global për Parandalimin e Ransomëare të organizuar nga Shtëpia e Bardhë.
Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku bëri me dije se Shqipëria po udhëheq një projekt të rëndësishëm që synon të forcojë rregullimin e aseteve virtuale dhe të ndalojë fluksin e paligjshëm të fondeve që mbështesin industrinë e ransomëare-it.
Ky projekt sipas Shtëpisë së Bardhë përmirëson zbatimin e Rekomandimit 15 të Tasko Forcës së Veprimit Financiar duke prishur ekosistemin e pagesave që nxisin këtë industri të rrezikshme.
Ransomware i njohur si një virus që hyn në pajisje duke koduar të dhënat e më as duke kërkuar pagesë për rikthimin e tyre po bëhet një nga format më të përhapura ndaj sigurisë dixhitale.
Ky ishte takimi i katërt që Shtëpia e Bardhë organizon në Uashington në kuadër të Iniciativë Ndërkombëtare kundër Ransomëare, ku mirëpriti ndërkohë edhe 18 anëtarë të rinj, përfshirë Argjentinën, Danimarkën, Finflandën, Hungarinë e Marokun.
Përmes kësaj nisme nënvizoi zëvendëskryeministrja Balluku, Shqipëria dëshmon angazhimin për bashkëpunim me aktorët ndërkombëtar dhe përforcimin e sigurisë globale.
Pak ditë më parë, qeveria shqiptare nënshkroi një marrëveshje me Italinë për bashkëpunim në fushën e sigurisë kibernetike, e cila parashikon shkëmbimin e informacionit, përvojës e asistencës reciproke në parandalimin dhe menaxhimin e sulmeve kibernetike si dhe zhvillimin e projekteve strategjike të përbashkëta në këtë drejtim./abcnews.al