Samiti i NATO-s, presidenti i Koresë së Jugut mbërrin në Lituani

schedule10:18 - 11 Korrik, 2023

schedule 10:18 - 11 Korrik, 2023

Sot po mbahet dita e parë e samitit të NATO-s në Lituani, ku fokusi do të jetë lufta në Ukrainë dhe mbrojtja e aleancës nga kërcënimet në rritje si Rusia. Pak më parë mbërriti kryeminsitri i Zelandës së Re, i cili u prit nga Stoltenberg, ku ndër të tjera e falenderoi për mbështetjen që i ka dhënë Ukrainës.

Në Lituani, tashmë ka mbërritur edhe presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol.

 “Zoti President, Yoon, mirë se erdhe.

Faleminderit shumë që erdhët këtu dhe që morët pjesë në Samitin e NATO-s. Koreja është partner shumë i vlerësuar i NATO-s. Dhe e vlerësoj shumë vizitën që bëra në vendin tuaj disa muaj më parë në fillim të këtij viti.

Ne e vlerësojmë partneritetin me ju sepse siguria nuk është rajonale, siguria është globale. Ajo që ndodh në Indo-Paqësor ka rëndësi për Europën dhe ajo që ndodh në Europë ka rëndësi për Indo-Paqësorin.

Lufta në Ukrainë ka pasoja globale. Dhe ju falënderoj për pozicionin tuaj të fortë, duke dënuar pushtimin e paligjshëm të Ukrainës.

Ne jemi gjithashtu shumë të shqetësuar për programet bërthamore dhe raketore të Koresë së Veriut. Kjo prek të gjithë aleatët e NATO-s dhe vetëm thekson rëndësinë e të gjithë atyre që besojnë në rendin e bazuar në rregulla për të qëndruar së bashku.

Dhe për të mbrojtur rendin ndërkombëtar të bazuar në rregulla. Unë gjithashtu mirëpres faktin që ne kemi finalizuar tashmë programin tonë për partneritet të mëtejshëm.

Kjo tregon se si ne jemi në gjendje të zhvillojmë partneritetet tona,” tha Stoltenberg në një deklaratë të shkurtër drejtuar presidentit të Koresë së Jugut.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!