Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Samiti i NATO-s në Uashington/Osmani falenderon Blinken: Aleanca me SHBA-të, një gurthemel për stabilitetin global

schedule17:38 - 9 Korrik, 2024

schedule 17:38 - 9 Korrik, 2024

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka falenderuar sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken, për diskutimin në kuadër të Samitit të NATO-s në Uashington me rastin e 75-vjetorit të Aleancës.

Ajo ka postuar në rrjetet sociale një foto me Blinken, duke theksuar se aleanca me SHBA-të është një gurthemel për stabilitetin dhe prosperitetin global.

“Faleminderit Sekretarit Blinken për pritjen dhe diskutimin e sotëm në Departamentin e Shtetit në Washington D.C., në kuadër të Samitit të NATO-s.



Aleanca me SHBA-të nuk është vetëm një dëshmi e vlerave dhe parimeve tona të përbashkëta demokratike, por edhe një gurthemel për stabilitetin dhe prosperitetin global”, ka shkruar Osmani./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!