Volodymyr Zelensky ka mbërritur në qytetin spanjoll të Granadës për të marrë pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Europian.
Udhëheqësit europianë të mbledhur në Granada pritet të sigurojnë liderin ukrainas për një mbështetje afatgjatë pasi Presidenti Joe Biden shprehu frikën se konfliktet e brendshme mes repulikamëve në Kongres mund të dëmtojnë politikën amerikane për vazhdimësinë e ndihmës për Kievin.
Forumi synon të nxisë bashkëpunimin midis më shumë se 40 vendeve të krijuara pas pushtimit të Rusisë.
I arrived in Granada, Spain, to take part in the European Political Community Summit.
Our joint goal is to ensure the security and stability of our common European home.
We are working together with partners on enhancing the European security architecture, particularly…
— Volodymyr Zelenskyy / Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) October 5, 2023
Në një deklaratë në X, dikur në Tëitter, Zelensky tha se qëllimi i përbashkët i forumit ishte “të garantonte sigurinë dhe stabilitetin e shtëpisë sonë të përbashkët evropiane”.
“Ne do t’i kushtojmë vëmendje të veçantë rajonit të Detit të Zi, si dhe përpjekjeve tona të përbashkëta për të forcuar sigurinë globale të ushqimit dhe lirinë e lundrimit,” shtoi ai.
Rusia u tërhoq nga një marrëveshje në korrik që i kishte lejuar Ukrainës të transportonte në mënyrë të sigurt produkte ushqimore përmes Detit të Zi, i cili tradicionalisht është korridori kryesor i eksportit të Kievit.
Ukraina u përgjigj duke krijuar një “korridor humanitar” të përkohshëm për anijet e ngarkesave dhe që atëherë disa anije janë larguar nga portet e Detit të Zi të Ukrainës.
/abcnews.al