Kancelari gjerman Friedrich Merz ka shprehur kënaqësi për atmosferën në bisedimet me presidentin amerikan Donald Trump dhe liderët e tjerë të G7-s duke thënë se e gjeti presidentin Trump shumë bashkëpunues gjatë diskutimeve për luftën në Ukrainë në samitin e G7 në Évian-les-Bains, Francë.
“Unë e gjeta atë shumë bashkëpunues dhe gjithashtu pashë se po dëgjonte me shumë vëmendje”, tha Merz për presidentit amerikan, duke iu referuar bisedimeve mbi luftën në Ukrainë.
Sipas kancelarit Merz, kjo i jep atij një shkallë të caktuar optimizmi se pala evropiane dhe ajo amerikane do të punojnë së bashku për t’i dhënë fund luftës së Rusisë kundër Ukrainës.
Merz kishte deklaruar më herët se bisedimet ishin karakterizuar nga “një unitet vërtet i madh transatlantik dhe evropian”.



