Samiti i BRICS, Xi Jinping: Bota ka hyrë në një periudhë të re turbulence dhe transformimi

schedule13:54 - 23 Gusht, 2023

schedule 13:54 - 23 Gusht, 2023

Presidenti kinez, Xi Jinping ka mbajtur një fjalim në samitin e BRICS. Ai nisi fjalimin duke iu drejtuar të pranishmëve se ata janë mbledhur në një kohë ku bota ka hyrë në një periudhë të re turbulence dhe transformimi.

Pjesa më e madhe e fjalimit të Xi-t u përqendrua në paqen dhe zhvillimin, duke theksuar se Brics duhet “të sjellë në botë më shumë siguri, stabilitet dhe energji pozitive”.

Ai foli për krijimin e një parku shkencor dhe inovacioni nga Kina, si dhe planet për të punuar së bashku në rrjetin satelitor dhe inovacionin e inteligjencës artificiale.

Presidenti kinez më pas foli edhe për sigurinë. Ai tha se një “mentaliteti i luftës së ftohtë është ende duke përndjekur botën tonë”, duke u kërkuar anëtarëve që t’i drejtohen paqes.

Jinping përfundoi fjalimin me një thënie të lashtë kineze: “Projektimet për drejtësinë mbizotërojnë dhe veprimet për të mirën e njerëzve kanë  gjithmonë sukses.”

/abcnews.al