Samiti i BE-së, Von der Leyen: Ballkani Perëndimor ka bërë lëvizje transformative, ndajmë të njëjtat vlera

schedule16:48 - 6 Dhjetor, 2022

schedule 16:48 - 6 Dhjetor, 2022

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen tha gjatë konferencës për mediat tha se Bashkimi Evropian ndan mendimin se Ballkani Perëndimor ka bërë lëvizje transformuese. Gjithashtu, presidentja e KE-së shtoi se “lufta ka sjellë shumë përshpejtim dhe inkurajim për të ardhmen”.

“Është e vërtetë që këto gjëra janë decizive në sajë të luftës që Rusia ka nisur ndaj fqinjit të vet. Në një moment deciziv dhe është sikur është hapur perdja. Tashmë shikojmë thelbin e gjërave dhe ne jemi një bashkim vlerash, për begatinë, të ardhmen por në themel jemi bashkim për vlera.

E kam pasur të qartë që gjatë këtyre muajve vendimtar që e kanë shndërruar BE-në, jemi të mendimit se në Ballkanin Perëndimor shikojmë lëvizje transformative por kemi të njëjtin drejtim. Këtë e shikojmë dhe në integrimin ekonomik, në mënyrën se si u përballëm me krizën e energjisë, se si u harmonizuam në formë masive për energjinë e rinovueshme që në të ardhmen e afërt të jemi një i vetëm në këtë infrastrukturë që po ndërtojmë tani.

Një shembull tjetër është nisma për universitetet sepse asgjë nuk është më bindëse se të rinjtë që rriten në të njëjtin nivel arsimor. Lufta e ashpër ka sjellë shumë përshpejtim dhe inkurajim për të ardhmen.”, përfundoi Von Der Leyen. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!