Samiti i bankave qendrore të rajonit, Sejko: Aktivitetet në dobi të politikave fiskale

schedule16:32 - 14 Qershor, 2019

schedule 16:32 - 14 Qershor, 2019

“Stabiliteti financiar dhe monetar në rajon në një mjedis me rritje të ngadalësuar në eurozonë”, ishte tema e Samitit Vjetor të Vendeve të Rajonit i cili u zhvillua në Mal të Zi.

Pjesëmarrës në këtë samit ishin guvernatorë e përfaqësues të lartë të bankave qendrore nga Shqipëria, Bosnje-Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Kroacia dhe Kosova.

Guvernatori Gent Sejko vlerësoi rëndësinë e organizimit të aktiviteteve të tilla, si një mundësi e mirë për të shkëmbyer eksperienca mes homologësh mbi çështje të bankingut qendror. Sejko o theksoi rëndësinë e harmonizimit të politikës fiskale me atë monetare, si parakusht për stabilitetin ekonomik dhe financiar të vendit./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!