Samiti, Dimitrov: Në Tiranë do të deklarojmë fitore, të tërheqim vendet e tjera

schedule12:15 - 4 Nëntor, 2021

schedule 12:15 - 4 Nëntor, 2021

Zv.kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Nikolla Dimitron, në konferencën e përbashkët me kryeministrin Edi Rama dhe presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç e cilësoi si vizion të rëndësishëm nismën e “Ballkanit të Hapur”.

Në samitin që po mbahet në Beograd, Dimitrov Ballkani i qëndrueshëm është një hap drejt përmbushjes së këtij vizioni. Po ashtu ai vuri theksin edhe tek vendet e tjera të rajonit, duke nënvizuar se gjithëpërfshirja është shumë e rëndësishme.

Në takimin e radhës që do të mbahet në Tiranë, zv.kryeministri maqedonas tha se duhet të deklarojnë fitore, në mënyrë që të tërheqin vendet e tjera që nuk janë përfshirë në këtë nismë.

 

Lexo edhe: Ballkani i Hapur, Rama nga Beogradi: Nga 10 janari fillojmë të japin rezultate konkrete në kufij

“Mendoj se nuk ka mëdyshje kur përballesh me krijimin e problemeve dhe nga ana tjetër ke mundësi të krijosh zgjidhje. Ne në Maqedoni gjendemi në një situatë komplekse, megjithatë kjo nismë është e rëndësishme. I vetmi vizion afatgjatë për një Ballkan të qëndrueshëm është ai kur kufijtë janë më pak të rëndësishëm apo nuk kanë aspak rëndësi. Prandaj Ballkani i Hapur është një hap drejt përmbushjes së këtij vizioni.

Kjo nismë synon të ndërtojë solidaritet duke u zhvilluar, duke treguar një treg të përbashkët rajonal, ku do të ketë qarkullim të lirë të mallrave. Po kështu të ndihmojmë njëri-tjetrin të përballojmë katastrofat natyrore. Sa më mirë të bashkëpunojmë aq më shumë i bindin BE se jemi një rajon që prodhon zgjidhje.

Kemi hartuar një plan specifik për të tejkaluar këto mangësi të integrimit të ngadaltë. Kemi dëshmuar vullnet politik për ta bërë këtë. Në takimin tonë në Tiranë duam të deklarojmë një sërë fitoresh përfshirë edhe zgjidhje të problemeve. Sa më shumë fitore arrijmë së bashku aq më tërheqëse do të jetë nisma për vendet e tjera të rajoni. Gjithëpërfshirja është shumë e rëndësishme. Në këtë mënyrë do të zgjidhim edhe ato problemet e tjera. Bashkëpunimi rajonal nuk  është alternativë e integrimit në BE, por i shërben integrimit. Ne si vende duhet të veprojmë,” tha ai. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!