Samedin Mehmeti është zgjedhur drejtor i përgjithshëm i Policisë së Kosovës.
Zgjedhja e tij është bërë përmes një votimi elektronik në mbledhjen e sotme të Qeverisë në detyrë.
“Po me shumicë votash është zgjedhur drejtori i ri i Policisë së Kosovës, tash sa përfundoj votimi”, u shpreh zëdhënësja e qeverisë Antigona Baxhaku, duke shtuar se së shpejti do të lëshojnë një njoftim, shkruajnë mediat vendase.
Votimi është bërë në mënyrë elektronike dhe se AAK-ja ka votuar pro. Ky vendim vjen pas rreth tre muajve që ushtroi detyrën si drejtor i përgjithshëm.
Pas shkarkimit të drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj nga ana e kryeministrit Avdullah Hoti, si ushtrues detyre në këtë pozitë ishte caktuar zëvendësdrejtori Samedin Mehmeti. /abcnews.al/