Suso është një nga lojtarët më të talentuar të Milanit, por spanjolli, njësoj si shokët e skuadrës, po vuan në këtë sezon. Dje festoi 26-vjetorin e lindjes dhe urimet për ditën e tij speciale ishin të shumta.
Një urim i veçantë erdhi nga Matteo Salvini, ish-zv kryeministri dhe ministri i brendshëm i Italisë. I njohur si tifoz i zjarrtë i kuqezinjve dhe gjithmonë ironik e kritik, Salvini zgjodhi këto fjalë për ta uruar: “Urime! Me shpresën që Babagjyshi i Krishtlindjeve të të sjellë pak shpejtësi, grintë dhe dëshirë për të luajtur“.
Replika e Susos nuk vonoi dhe lojtari ofensiv iu përgjigj politikanit italian me të njëjtin stil. “Faleminderit. Me shpresën që Babagjyshi i Krishtlindjeve të të sjellë pak shpejtësi, grintë dhe dëshirë për të administruar më mirë, shumë më mirë, një vend të cilin e dua“, thekson Suso. /abcnews.al