“Salt Bae” në gjyq, kuzhinieri i famshëm paditet nga punonjësit e tij

schedule10:18 - 20 Gusht, 2021

schedule 10:18 - 20 Gusht, 2021

Kuzhinieri i famshëm turk, Nusret Gokçe (Nusret), dhe pronar i restorantit më të shtrenjtë që shërben biftek dhe që tashmë është hapur në shumë qytete të mëdha në të gjithë botën – Nju Jork, Miami, Stamboll, Dubai, Abu Dhabi dhe Mikonos  po përballet me drejtësinë.

Ai akuzohet se ka detyruar shumë nga punonjësit e tij të punojnë jashtë orarit për të cilat ata nuk janë paguar.

«Salt Bae» siç njihet nga shumica, u bë viral disa vite më parë përmes videove  në mediat sociale në të cilat ai shihej duke hedhur kripë mbi pjatat në një mënyrë shumë të veçantë dhe karakteristike.

Por  sot, ai po përballet me një proces gjyqësor nga pesë ish-punonjës të zinxhirit të njohur të restoranteve. Sipas avokatit të paditësve, këta persona të gjithë shtetas turq, pasi u punësuan nga zyrtarët e kompanisë, iu kërkua të shkonin në Shtetet e Bashkuara për të punuar në restorantet me famë ndërkombëtare të biznesmenit të njohur, raporton abcnews.al

Sidoqoftë, pasi mbërritën në Shtetet e Bashkuara dhe ranë dakord për një pagë fikse javore, ata u detyruan të punonin më shumë se 70 orë në javë pa u paguar për punën jashtë orarit.  Ndër të tjera,  ata thanë se “Nusret ishte agresiv në menaxhimin  e restorantit, duke mallkuar shpesh punonjësit dhe duke i fajësuar ata për gabimet e punonjësve të tjerë.”

Menuja e shtrenjtë

 

Nëse dikush dëshiron të hajë në një nga “biftekët” e kuzhinierit të famshëm turk duhet të  mendohet mirë sipas CNBC, pasi një biftek i vetëm kushton rreth 100 dollarë.

Në fakt, nëse dëshironi një nga “biftekët e artë” të famshëm, do të duhet të paguani 450 euro. Një sallatë e thjeshtë me lakër kushton vetëm 25 dollarë./abcnews.al